Home Aktualitet Taulant Balla...

Taulant Balla: Më 14 maj, kandidati i PS-së fiton edhe Shkodrën

272
0

Edhe në PS vijon puna për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, thotë se PS-ja ka mbajtur dhe po mban sondazhe që do të nxjerrin edhe kandidatët e 14 majit. Ai theksoi se ky nuk është aspak një proces i ngjashëm me atë të primareve në PD.

Po ashtu Balla zbulon se ka deputetë të PS-së që kanë shfaqur vullnetin për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit, por nuk përmendi emra konkretë, edhe pse tha se ai është kundër një lëvizje të tillë. Më tej, Taulant Balla u shpreh i bindur se PS do t’i fitojë të gjitha bashkitë në zgjedhjet lokale në 14 maj.

“Nga ajo që ne shohim në sondazhe, PS i ka të gjithë mundësitë të fitojë në të gjitha bashkitë. Kandidatura jonë në Shkodër, aty ku nuk kemi qeverisur ndonjëherë në 32 vite, i ka të gjitha mundësitë për të fituar. Sondazhet tregojnë se PS është më lartë edhe se në 25 prill të vitit 2021”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit