Home Aktualitet Të dyshuar pë...

Të dyshuar për korrupsion, kapet përgjegjësi i doganës së Kakavijës dhe doganieri! 4 kamiona dhe 1 trajler kaluan kufirin pa u kontrolluar

38
0

Me urdhër të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), është arrestuar përgjegjësi i doganës së Kakavijës, doganieri i kontrollit fizik dhe u shpall në kërkim një tjetër punonjës i doganës.

AMP kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Gjatë operacionit të nisur prej mëngjesit të së shtunës e deri në orët e para të së dielës janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit