Home KRYESORE Të fshehtat e...

Të fshehtat e 17 majit 2017 dhe 25 prillit 2021. Deputeti i PD-së, Bylykbashi: Kishte dakordësi nga Rama dhe Basha për të goditur LSI

954
0

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi foli dje për marrëveshjen e 17 majit mes Bashës dhe Edi Ramës, duke thënë se natën e 17 majit 2017 kreu i PD-së i dhuroi Ramës koalicionin e madh. Po atë natë kishte dakordësi mes Ramës dhe Bashës për të goditur LSI-në.

Ja se çfarë deklaron tani deputeti Bylykbashi i PD-së: ”U duk e shijshme, por ishte helmatisje. Kishte dakordësi Rama-Basha për të goditur një subjekt të tretë, që ishte LSI-ja. Që një opozitë duhet të ketë gjithmonë opsionet e hapura sepse qëllimi kryesor është krijimi i një fronti sa më të madh për të përmbysur qeverinë, por t’i mbajë të hapura edhe për parimet e veta.

Por me vonë kur ishin zgjedhjet e 25 prillit ishte Basha që nuk donte Koalicion me LSI. Basha kishte rënë dakord me PS-në që të mos regjistrohej koalicion. Sipas tij kishte hallin se LSI-ja mund të shkonte në koalicion me PS, por kjo del se ishte mashtrim që na bëri ne si PD. Jam ndjerë i shokuar që kryetari i partisë ishte i gatshëm për këtë gjë. Më tha që është rënë dakord që të mos ketë koalicione”,-tha Bylykbashi në ”A2cnn”.

Pra po del nga vetë PD-ja se Lulzim Basha nuk e donte koalicionin me LSI në një listë të përbashkët. Sipas deputetit të PD-së, Basha donte fitoren e Edi Ramës, duke patur pikësynim kryesor dëmtimin e LSI, siç edhe e bëri realisht.

Basha dhe Rama janë pjesë e një loje të madhe që diktohej nga Soros. Ndaj Bashës i dle më mirë personalisht të rrijë në opozitë, sepse punon Rama dhe njerëzit e kryeministrit për financat e PD-së së Bashës.

Këtë tha deputeti i PD-së, mbrëmë në një TV serioz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit