Home Aktualitet ”Të plo...

”Të plotësohen 4 kërkesat”, shoqata e transportit: Ose më 1 mars ndërpresim punën

33
0

”Nëse nuk plotësohen 4 kërkesat, më 1 mars do të ndërpresim punën”. Është ultimatumi që jep Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, të cilët i ka nisur një letër Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Belinda Ballukut, kjo për plotësimin e disa kushteve.

Shoqata rikthen kërkesat që i ka pasur prej kohësh për qeverinë vendore dhe atë lokale, duke kërkuar rimbursim të TVSH-së në shitje, heqje e akcizës 37 lekë për litër të karburanteve, heqje të taksës së qarkullimit në karburant, si dhe rimbursim nga ministria e linjës e kategorive të caktuara, si invalidët, paraplegjikët, tetraplegjikët e studentët.

Në rast se nuk do të ketë reagim për këto kërkesa, kjo shoqatë bën të ditur se më 1 mars do të ndërpresë aktivitetin qytetës në Tiranës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit