Home ShowBiz Të qeshurat q...

Të qeshurat që nga Efi te opinionistët, motra e Oltës: Nuk mu duk diçka e mirë

122
0

Një nga momentet më piknate të spektaklit të së martës të ”Big Brother Albania Vip 2”, është e qara me ngashërim e Oltës pas ikjes nga shtëpia e aktorit Amos Zaharia, pasi publiku nuk e votoi për të vijuar garën. Motra e aktores, Greta Gixhari ka deklaruar se më shumë përshtypje i ka bërë reagimi i dy opinionistëve, të cilët kur Olta po qante, nisën të qeshnin me reagimin e saj.

“Më erdhi shume keq për reagimi ne dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia. Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej keq.

Njësoj do ishte edhe nëse kishte qenë një person tjetër. Dalja e Amosit ishte e papritur jo vetëm për Oltën, por edhe për vetë publikun. Efi mund të qeshë sepse ajo gëzohet në raste të tilla. Ajo nuk tregohet e drejtë me vlera të tilla. Efi i ka goditur vlerat njerëzore”, tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit