Home Kronike Të rinjtë she...

Të rinjtë sherr me thika, plagoset 23-vjeçari në Elbasan

257
0

Një konflikt mes të rinjve është regjistruar në Elbasan, ku si shkak i përplasjeve mes tyre ka mbetur i plagosur 23 vjeçari Amarildo Ademi. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin, 19-vjeçarin Enver Buzhani i cili ka plagosur të riun me kaçavidë pas një sherri të momentit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Emin Matraxhiu “, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavidë shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit