Home Aktualitet Temperatura e...

Temperatura ekstreme deri në -17 gradë në Dibër. Disa fshatra të izoluara për shkak të akullit

56
0

Acari vijon të mbajë të mbërthyer qarkun e Dibrës pasi temperaturat gjatë natës kanë zbritur në -17 gradë celsius. Më problematike situata mbetet në zonat e thella malore ku ka prezencë të madhe të akullit në rrugë.

Fshatrat e Krastës, Ostrenit e Trebishtit si dhe Tërnova e Madhe e Zerqani janë pa komunikim rrugor për shkak të sasisë së madhe të borës dhe akullit në rrugë.
Po kështu, në Bashkinë e Dibrës fshatrat e Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës etj janë pa komunikim. Probleme ka edhe me furnizimin me ujë të pijshëm.

Ngrirja e tubacioneve dhe cisternave ka lënë pa ujë banorë në qytetin e Peshkopisë, por edhe të Bulqizës. Pa ujë të pijshëm janë edhe fshatrat Shumbat e Sohodoll në Dibër.

Situatë problematike mbetet edhe furnizimi me energji. Prej dy ditësh grupet e OSHEE po punojnë për rikthimin e rrymës në zonën e Lurës, pasi ka pasur dëmtime të rrjetit përcjellës për shkak të borës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit