Home KRYESORE Temperaturat ...

Temperaturat e korrikut të sivjetshëm rekord në historinë e Tokës

44
0

Sipas autoritetit amerikan të klimës, NOAA, muaji korrik ka qenë në mbarë botën korriku më i nxehtë që nga 1880, viti kur kanë filluar të bëhen matjet.   

Të dhënat e detajuara janë: Temperatura mesatare mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore të oqeaneve, ka qenë sipas të dhënave të NOAA (National Oceanic and Atmospheric Administration), entit amerikan për mbrojtjen e klimës, 0,93 grad celsius mbi vlerën mesatare të shekullit të 20-të, që është 15,8 gradë celsius. Në këtë mënyrë muaji korrik i vitit 2021, ia ka kaluar muajve korrik të viteve 2016, 2019 dhe 2020 me 0,01 gradë celsius.

“Muaji korrik është në të gjithë botën muaji më i ngrohtë i vitit, por korriku i 2021 ka qenë korriku më i nxehtë i matur ndonjëherë,” tha shefi i NOAA-së, Rick Spinrad. “Ky rekord i ri i shtohet rrugës shkatërruese dhe shpërbërëse, që ndryshimet e klimës janë duke i përgatitur Tokës.”

Nxehtësi e madhe sidomos në Azi 

Sipas të dhënave të NOAA, i nxehti ka qenë i madh sidomos në Azi. Në Europë, ky korrik ka qenë i dyti për nga nxehtësia. Shërbimi Europian për Ndryshimin e Klimës, Copernicus, e bëri këtë të ditur më parë në bazë të llogaritjeve të veta.

Symbolfoto Sommerliche Temperaturen

Ajo që bie në sy është se llogaritjet e bëra nga NOAA në mbarë botën nuk përputhen me llogritjet e bëra nga Copernicus. Ndërkohë që ekspertët e NOAA-së flasin për korrikun më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë, ekspertët e Copernicusit janë më të përmbajtur: Sepse sipas regjistrimeve të bëra nga shërbimi europian, muaji korrik ka qenë i treti për nga nxehtësia i matur ndonjëherë në botë, me vlera më të ulëta nxehtësie se sa ato të vitit 2016 dhe 2019.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit