Home Kosova Tensionet në ...

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Jemi në kontakt me KFOR-in, barrikadat duhet të hiqen menjëherë

23
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për situatën në Kosovë, ku tha se barrikadat e “kriminelëve me maska” të ngritura në veri duhet të hiqen menjëherë.

Në lidhje me këtë ai tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është në kontakt me komandantin e misionit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Ndër të tjera Kurti tha se Serbia ka disa ditë që po “e kërcënon Kosovën me agresion”.

Që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok janë shënuar disa incidente të armatosura.

Për shkak të situatës në veri të Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vendosi që të shtyjë zgjedhjet lokale në katër komunat veriore për prillin e vitit të ardhshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit