Home Euro 2020 Teuta me fat ...

Teuta me fat edhe në shortin për turin e dytë në Champions League

5
0

Teuta, Shkëndija e Tetovës dhe Prishtina janë ekipet shqiptare që do të marrin pjesë në Champions League këtë sezon. Një ditë më parë këto ekipe kanë mësuar ekipet me të cilat do përballen. Durrsakët ndeshen me Sheriff Tiraspol, kampionët e Sllovenisë.

Shkëndija me Mura, kampione e Sllovenisë, kurse Prishtina nëse kalon në turin e parë e pret Ferencvaros. Ditën e sotme është hedhur shorti për turin e dytë të Champions League.

Fituesi i çiftit Connah’s Quay Nomads-Alashkert FC do të jetë rivali i radhës nëse kualifikohen durrsakët, fituesi i çiftit Zalgiris Vilnius-Linfield për dardanët dhe fituesi i çiftit Ludogorets 1945-Shakhtyor Soligorsk për kampionët e Maqedonisë së Veriut.

Ndeshjet e turit të dytë të Champions League luhen më 20/21 dhe 27/28 korrik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit