Home Bota Thellohet ska...

Thellohet skandali në Greqi/ Del lista me emra ministrash, politikanësh dhe drejtues mediash

285
0

Një kthesë e re ka marrë skandali i përgjimeve pas publikimit nga gazeta opozitare “Documento“, të listës me 33 emra të zyrtarëve qeveritarë, politikanëve, gazetarëve dhe biznesmenëve që duket, sipas gazetës, se u gjetën me gjurmë të softuerit ilegal Predator në telefonat e tyre, duke qenë në shënjestër të përgjimeve.

Mes tyre janë ministra të qeverisë, si ministri i Jashtëm, Nikos Dhendias, ish-kryeministri Antonis Samaras, anëtarë të familjeve të qeveritarëve, politikanë të partisë opozitare Syriza.

Kryeartikulli i gazetës “Documento“, pretendon se të gjithë këta përgjoheshin me anë të softuerit Predator, për të cilin qeveria greke pretendon se nuk e ka përdorur asnjëherë në Shërbimin e saj të Inteligjencës.

Zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou me një deklaratë për shtyp thekson se “ato që raportohen në gazetën në fjalë duhet të hetohen tërësisht nga organet kompetente dhe veçanërisht nga drejtësia greke, pasi nuk ka asnjë provë dhe faktet mungojnë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit