Home Aktualitet Theu xhamat e...

Theu xhamat e lokalit, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan. Policia i gjen në banesë fara kanabisi

31
0

Në prangat e Policisë së Elbasanit ka rënë një 32-vjeçar. Kjo pasi i riu ka thyer xhamat e një lokali në fshatin Shushicë. Shkak ka qenë një sherr për motive të dobëta me pronarin e lokalit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shushicë ishin thyer me sende të forta xhamat e një lokali, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti. Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore rezultoi se shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me sende të forta xhamat e një lokali në këtë fshat, në pronësi të shtetasit G. M., 31 vjeç”, njoftoi policia.

I riu u vu në pranga për shkatërrim prone, por rezultoi se veprat e tij kriminale nuk mbaronin aty. 32-vjeçari mbante në shtëpi fara të kanabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit