Home KRYESORE Tifozët e Rom...

Tifozët e Romës sulmojnë arbitrin anglez dhe familjen e tij në aeroport (VIDEO)

887
0

Arbitri anglez i finales së Europa League, Anthony Taylor, është sulmuar në aeroport nga tifozë të Romës, të cilëve duket se nuk u ka pëlqyer aspak mënyra se si e drejtoi ai finalen e ekipit të tyre ndaj Sevilla.

Shumë tifozë të Romës e rrethuan arbitrin, i cili ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij, e cila po qante e tmerruar.  Menjëherë ndërhyri policia për të qetësuar situatën, ndërsa anglezin e shoqëruan në një zonë private të aeroportit të Budapestit.

Roma humbi me penallti ndaj spanjollëve. Taylor nxori kartonin e verdhë plot 14 herë për lojtarët e të dyja ekipeve, më shumë se në çdo ndeshje tjetër në historinë e Europa League.

Edhe trajneri i Romës, Murinjo tha në konferencën e shtypit se gjykimi nuk ishte i drejtë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit