Home Aktualitet ”Tirana...

”Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë”/ Dua Lipa: Tirana ka vend të veçantë në zemrën time. Mezi pres të jem aty me ju (VIDEO)

182
0

Ylli i muzikës botërore, shqiptarja shumë e dashur Dua Lipa, përmes një videomesazhi drejtuar të gjithë të rinjve shqiptarë, ka premtuar një tjetër vizitë në Tiranë në kuadër të aktiviteteve për ”Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Dua Lipa ka premtuar një tjetër vizitë në Tiranë në kuadër të aktiviteteve për “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

“Përshëndetje çuna, përshëndetje Kryebashkiakut Erion. Shpresoj që po kaloni të gjithë mirë! Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festës tuaj të madhe që do të zgjasë në të gjithë vitin në Tiranë, Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Tirana mban një vend special në zemrën time, jo vetëm prej rrënjëve të mia shqiptare, por gjithashtu dhe për atmosferën pozitive dhe energjinë e mrekullueshme. Tirana është si një shtëpi për mua dhe dua që e gjithë bota ta dijë. Kjo është një mundësi e mirë për t’i treguar Europës talentin dhe potencialin e rinisë shqiptare.

Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve në Tiranë dhe jam e sigurt që secila prej tyre do jetë një sukses. Mezi pres të jem aty me ju me miqtë e mi dhe të bashkohemi në festën tuaj por deri atëherë ju dërgoj shumë puthje”,-u shpreh në videomesazhin e saj Dua Lipa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit