Home Aktualitet Tirana mundet...

Tirana mundet nga Besiktasi në Turqi, Kaina shënon për bardheblutë (VIDEO)

1
0

Tirana është mundur 3-1 nga Besiktasi në duelin e parë të luajtur në “Vodafone Arena”, por ka ende pak shanse për kualifikim në duelin kthimit që do të luhet në Tiranë.

Skuadra turke ka administruar mjaft mirë ndeshjen në 45 minutat e para, duke shënuar në momentet më të përshtatshme për ta. Bulut zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të, duke shfrytëzuar më së miri një krosim nga e majta. Asnjë shans reagimi për portierin Selmani që u befasua nga goditja. Në fundin e pjesës së parë, do të ishte Muleka që nga një aksion i ngjashëm do të shënonte dhe golin e dytë.

Portieri Selmani shmangu një gol të sigurt duke devijuar një top në traversë. Në pjesën e dytë ndërkohë skuadra turke uli ndjeshëm lojën e saj, ndërkohë që Shehi bëri disa zëvendësime duke aktivizuar dhe Kaina.

Sulmuesi i ardhur këtë verë nga Vllaznia do të ishte vendimtar. Ai do të shënonte golin e shpresës në minutën e 83-të pas një pasimi fantastik nga Haxhiu. Besiktasi gjeti golin e tretë në shtesën e ndeshjes me Kilicsoy, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Air Albania”. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit