Home Sporti Tirana nuk di...

Tirana nuk di të ndalet në merkato, pranë një tjetër rikthimi të madh

7
0

Pas rikthimit të Albi Dokës në krahun e djathtë, Tirana është pranë zyrtarizimit të Erjon Hoxhallarit. Ish-kapiteni i dha fund aventurës së pafat te Uta Arad në Rumani dhe është gati të kthehet në Superiore.

Prej disa ditësh ai ka kryer stërvitje individuale në kryeqytet dhe ky rast u shfrytëzua nga klubi i Tiranës. Presidenti Halili u takua me Hoxhallarin dhe e ka bindur të kthehet të veshë ngjyrat bardheblu. Në këtë mënyrë, skuadra do të luftonte për titull, ndërsa lojtari ka shansin të kthehet në nivelet për t’iu bashkuar Kombëtares.

Tirana ka realizuar një prej merkatove më të mira, sepse përveç Dokës dhe Hoxhallarit, ata kanë afruar Latifin dhe Kainan nga Vllaznia, Micin, Fjoart Jonuzin si edhe portierin Selmanijesë e skuadrës mbeten lojtarë si Abzaj e Lushkja, duke bërë që në letër ata të jenë favoritë për titullin kampion.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit