Home Aktualitet Tjetër rast d...

Tjetër rast dhune, nëna e një djali të mitur denoncon mësuesen dhe drejtoreshën e shkollës në Tiranë

28
0

Sot Gjykata e Tiranës la në burg Majlinda Dehimën, pasi akuzohet se i ka thyer këmbës një vajze 3 vjeçe në kopshtin “Stinët”, por një rast i ngjashëm është denoncuar në policinë e Tiranës.

Më konkretisht në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në kryeqytet është paraqitur nëna e një djali të mitur, e cila ka denoncuar drejtoreshën e shkollës dhe mësuesen kujdestare të të birit, se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Autoritetet më tej bëjnë me dije se një gup hetimor është ngritur dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0