Home Aktualitet Tragjedia e H...

Tragjedia e Himarës, nga hetimet del që bashkitë bregdetare kanë probleme me korridoret e lundrimit

125
0

Dosja e vrasjes së 7-vjeçares Jonada tregon se skafi me të cilin udhëtoi ish-zyrtari i policisë, Arjan Tase ishte kontrolluar pak orë përpara tragjedisë, dhe nga ky procesverbal del se s’ka mangësi në dokumentacion.

Hetimet janë fokusuar tek dokumentat mbi përgjegjësinë e çdo institucioni ku ndonëse janë pezulluar 15 policë kufitarë dhe lokale në Himarë e Dhërmi, ka dyshime se gjenden në shpërdorim detyre edhe punonjës të pushtetit lokal. Deri më tani rezulton se Arjan Tase nuk po lundronte në një korridor të miratuar, nga 6 që ka shpallur bashkia e Himarës.

Një shkresë e datës 17 maj e përcjellë nga policia kufitare tregon sesi policia u kërkon tre bashkive Vlore Himarë dhe Sarandë të miratojnë korridoret. Bashkia e Vlorës rezulton se ende nuk i ka miratuar, dhe se në asnjërën nga këto bashki nuk gjenden tabelat ndalo zonë lundrimi, ndalo nuk lejohet për notarët.

Teksa policia po tregon muskujt me pretendimin se ka zbritur në terren mbetet e paqartë se përse po verifikohen fizikisht këto skafe kur procedura mund të jetë krejt e lehtë, të sekuestrohen regjistrat detarë në Durrës, ku janë të shënuar çdo mjet lundrues që hyn në Shqipëri si dhe praktika.

Ajo që nuk ka parashikuar policia është mungesa e mjeteve detare kufitare e cila nga grykëderdhja e Semanit deri në Sarandë ka vetëm tre mjete kufitare që duhen jo vetëm për patrullim ditur por edhe gjatë natës për të parandaluar trafiqet e tjera. /Top Channel/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit