Home Aktualitet Tragjike, 82-...

Tragjike, 82-vjeçari vret me shkop druri gruan. Kujdestarja e tyre kallëzon krimin

53
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Përmet. Një grua e cila punon si kujdestare në banesën e një çifti të moshuarish ka shkuar në punë këtë të diel për të gjetur pa jetë zonjën e shtëpisë.

80-vjeçarja është goditur me shkop druri nga bashkëshorti moshatar, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pëllumbarë rreth orës 6:30 të mëngjesit.

I moshuari është i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit