Home Aktualitet Tragjikomike ...

Tragjikomike në PD/Nesër, 18 dhjetor, Referendum për shkarkim të Bashës dhe Kuvend për përjashtimin e Berishës

495
0

Dita e nesërme, datë 18 dhjetor 2021 kemi një votim nga anëtarsia demokrate për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së, pas shkarkimit që votoi Kuvendi i PD-së me datë 11 dhjetor 2021. Berisha e quan këtë referendumin e rikthimit të shpresës dhe lirisë.

“Do të votojmë BASHKE, për ta kthyer PD-në aty ku e meriton,” shkruan Berisha.

Image

Por po nesër Lulzim Basha mbledh Kuvendin e tij të PD-së.

Mesazhi i nisur nga Lulzim Basha për ditën e nesërme për Kuvendin e tyre:

“I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, nesër, e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga PD.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit