Home Sporti Tranjeri Sylv...

Tranjeri Sylvinho tregon se çfarë ndodhi me Brojën para ndeshjes me Çekinë

40
0

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho doli këtë të hënë në një konferencë për mediat, ku edhe zbuloi se çfarë ndodhi me sulmuesin Armando Broja para ndeshjes me Çekinë.

Është përfolur në media për një përplasje tuajën me Armando Brojën. A keni një koment mbi çfarë ka ndodhur?

“Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10-mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Chelsea-n dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu. Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Chelsea-t, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Chelsea-t. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur”, tha trajneri.

Armando Broja u paraqit në grumbullim me kuqezinjtë dhe u stërvit vetëm dy ditë, teksa për shkak të një shqetësimi në gju u rikthye në Londër, aty ku ka rinisur stërvitjen nën monitorimin e mjekëve të Chelseat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit