Home Bota Trashëgimia e...

Trashëgimia e fronit, Mbretëresha i kërkon Princit William të mos udhëtojë me helikopter

661
0

Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth i ka kërkuar Princit William të ndalojë fluturimet me helikopterë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre për motive sigurie. Madhërinë e saj e “tmerron” ideja se një fatkeqësi mund të kërcënojë trashëgiminë e fronit.

Ajo i ndau shqetësimet e saj me mbretin e ardhshëm duke i thënë se është shumë e merakosur nëse një ngjarje e rëndë mund të ndodhte. Një rregull i pashkruar i ndalon anëtarët e lartë të monarkisë të fluturojnë të gjithë bashkë. Protokolli u lehtësua kur familja e William u shtua dhe ata nisën ta ndanin jetën e tyre mes Londrës dhe Norfolkut.

39-vjeçari William është në radhë të marrë fronin e monarkisë pas babait të tij Charles dhe ndiqet nga djali i tij Princi George.

Një ndryshim në linjën e trashëgimisë do t’i kalonte fronin princit Harry, i cili bashkë me bashkëshorten Meghan kanë përplasje me familjen dhe u larguan nga oborri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit