Home Aktualitet Trau me lekë ...

Trau me lekë në Divjakë, ministrja Kumbaro ia pason ”topin” Erion Braçes

498
0

Në seancën plenare në këtë mbrëmje në Kuvend, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka folur për traun e vendosur në Divjakë që shkaktoi edhe një valë protestash. Gjatë fjalës së saj, duket se Kumbaro ia kaloi ”topin” Erion Braçes.

”Vendosja e traut përcaktohet me VKM. Titullohet për përcaktimin e të ardhurave të tarifave që përcaktohet nga masat e kriteret e tyre, kjo është VKM-ja. Ju keni bërë dhe një kërkesë padi në gjykatë, sot gjykata ua ka rrëzuar kërkesë padinë. Kthehemi te VKM, kjo ka dalë në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës.

Thotë se menaxhimi financohet nga buxheti i shtetit, pika 2, mbrohet në përputhje me aktet e tjera ligjore. Në pikën 2 thuhet se të ardhurat janë nga tarfiat që kryejnë për vizitë. Për ata që nuk e dinë se përse na duhen këto të ardhura, mendojnë se Divjaka mbahet me frymën e shenjtë. është kjo VKM që respektohet një më një, në të gjithë parqet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit