Home Aktualitet Tre kategorit...

Tre kategoritë e studentëve që përfitojnë bursë

98
0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një konferencë për mediat ka bërë të ditur 3 kategoritë e studentëve që do përfitojnë bursë studimi. Bëhet fjalë për studentët që kanë mesatare 10, studentët që kanë marrë një nga tre çmimet e para në olimpiadat ndërkombëtare dhe studentët që kanë zgjedhur të studiojnë në programet prioritare.

I bëj thirrje studenteve që të aplikojnë për bursa studimi. Është fjala për bursat e studimet që janë të barasvlershme me pagën minimale dhe janë parashikuar për ata studentë që plotësojnë 3 kritere kryesore. Studentët që kanë mbaruar me të gjitha 10 dhe kanë marrë minimumi 9.5 në provimet e maturës, në secilin prej provimeve. Përfitojnë ata që pavarësisht mesatares kanë marrë një nga tre çmimet e para në olimpiadat ndërkombëtare. Po kështu ajo që është më e rëndësishme ata studente që kanë zgjedhur të studiojnë në programet prioritare dhe me mesatare mbi 8.5. Pra ata që janë regjistruar për programet e mësuesisë, bujqësisë apo edhe turizmit. Do t’i ftoja studentët të përfitojnë këto bursa dhe përjashtim nga tarifat. Thirrja është e hapur deri në fund të janarit. Deri në 15 janar studentët marrin numrin e matrikulimit”, theksoi Kushi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit