Home Aktualitet Trekëndëshi i...

Trekëndëshi i 3 shteteve që po ”kërcënojnë” hapur BE-në

333
0

Bashkimi Europian po përballet me sfida të shumta, më e spikaturat nga të cilat është pikërisht trekëndëshi që është formuar mes këtyre 3 shteteve: Bullgaria, Hungaria dhe Italia. Së bashku këto tre shtete mund të krijojnë një efekt domino në të gjithë Europën, i cili mund t’i detyrojë vendet e tjera të rimendojnë qëndrimin për temën e sanksioneve ndaj Rusisë dhe lidhjeve të tyre me Moskën.

Bullgaria

Një qeveri që mbante një qëndrim të fortë kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës u rrëzua në qershor. Bullgaria po udhëhiqet nga një qeveri e përkohshme që ka mbajtur një qëndrim më të butë ndaj Rusisë, madje duke treguar se do të ishte e gatshme të negocionte një marrëveshje gazi me Moskën në një kohë kur BE-ja po përpiqet medoemos të heqë dorë nga varësia e saj nga energjia ruse. Zgjedhjet e ardhshme në Bullgari janë planifikuar për në fillim të tetorit dhe qeveria anti-ruse që u rrëzua në qershor nuk do të rikthehet.

Italia

Në Itali, qeveria e saj e parë e ekstremit të djathtë që nga regjimi i Benito Musolinit sapo ka ardhur në pushtet. Koalicioni përbëhet nga 3 admirues të hapur të Vladimir Putin. Kryeministrja e re, Girogia Meloni ka lavdëruar publikisht Putinin në të kaluarën dhe ka kritikuar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë, aleatët e saj si Berlusconi edhe Salvini, njihen prej kohësh si dy miq të afërt të Vladimir Putin.

Hungaria

Një qeveri pro-ruse e drejtuar nga kryeministri Victor Orban, është kthyer në një tjetër sfidë për BE-në. Hungaria ka qenë shumë kritike ndaj sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe ka zgjedhur të notojë kundër rrymës në lidhje me marrëdhëniet e saj me Moskën. Në gusht, Hungaria vendosi të marrë një hap përpara për ndërtimin e 2 reaktorëve bërthamorë nga Rusia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit