Home Kuriozitete Tronditen pas...

Tronditen pasagjerët e avionit, zbulojnë një gjarpër në mes të fluturimit

77
0

Pasagjerët e avionit “AirAsia” në një udhëtim nga Bangkok në Phuket u tronditën kur zbuluan një gjarpër në avion. Prania e zvarranikut bëri që disa pasagjerë të largoheshin nga sediljet që ishin afër gjarprit, ndërsa të tjerët nxorrën menjëherë celularët që ta filmonin rastin e pazakontë.

“The Indipendent”, shkruan se ngjarja u regjistrua në aeroplanin “Airbus A320” të “AirAsia” më 13 Janar.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, njëri nga anëtarët e ekuipazhit përdori një shishe boshe për të futur gjarprin në një qese të madhe. Akoma nuk është e qartë se si gjarpri përfundoi brenda avionit.

Gjarpri u gjet teksa avioni po përgatitej të ulej në aeroportin e Phuket. Pasi avioni u ul, u kontrolluan të gjithë ambientet e brendshme të tij dhe sipas raportimeve, nuk u gjetën gjarprinj të tjerë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit