Home Bota Trump: Veç te...

Trump: Veç telefonata e doktorit më mban larg rikandidimit

143
0

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump e ka deklaruar qartazi ambicien për të rikandiduar në anën e republikanëve për drejtimin e Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga gazetari se çfarë do ta pengonte këtë synim të tij, Trump dha këtë përgjigje. “Nuk e di. Ndoshta një telefonatë nga doktori për ndonjë gjë të keqe në lidhje me shëndetin, sepse gjërat ndodhin. Por duhet të them se jam shumë mirë më shëndet”.

Ndonëse u përball dy herë me “impeachment” gjatë mandatit të tij, Trump nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien e tij për të rikandiduar për president që në ditët e para pas humbjes së zgjedhjeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit