Home Aktualitet Tubimi tek rr...

Tubimi tek rruga e ”Salës”, Nard Ndoka: Berisha ia prishi planet, gjumin Lulit dhe Ramës

253
0

Këtë të premte në mesin e mbështetësve të Sali Berishës që janë poshtë banesës ku ai po qëndron në izolim në një tubim, ishte edhe Nard Ndoka. Ai u shpreh se arrestimi është bërë për arsye politike dhe se arrestimi i liderit të opozitës është i pafalshëm.

Për të Berisha është një pengesë reale e qeverisë së Ramës dhe se ai ishte personi që çliroi PD-në nga kapja e saj. Ndoka vijoi duke thënë se Berisha ia prishi planet dhe gjumin edhe Lulit edhe Ramës.

”Ne nuk jemi kundër drejtësisë, është e pafalshme që liderit të opozitës i hiqet e drejta e komunikimit. Është një luftë e pastër politike. Berisha është pengesë reale e qeverisë së Ramës, është i vetmi burrë shteti që kishte guximin për të akuzuar me prova këtë kryeministër arrogant. Kjo e ka trembur atë, por e kanë akoma më frikë sepse çliroi PD-në, ish-kreu i të cilës u kap peng. Berisha ia prishi planet dhe gjumin edhe Lulit edhe Ramës”,-tha Ndoka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit