Home Bota Turqi: Babai ...

Turqi: Babai vret me thikë djalin 18 vjeç dhe plagos rëndë vajzën e gruan

48
0

Mediat turke kanë raportuar një krim të rëndë në familje, ku kryefamiljari ka qëlluar me thikë djalin, gruan dhe vajzën. Ngjarja ka ndodhur në Dijarbakır, dhe babai 40-vjeçar ka vrarë djalin 18 vjeç dhe la të plagosura rëndë vajzën 15 vjeç e bashkëshorten 39 vjeç.

Sipas CNN turk, shtetasi Mahmut B. (40) ka filluar të qëllojë familjen e tij me thikën dhe gërshërët që kishte marrë në dorë. Kanë qenë fqinjët ato që kanë dëgjuar britmat e familjes dhe kanë njoftuar ekipet e emergjencës. Me të mbërritur në vendngjarje ekipet gjetën nënën 39-vjeçare Sabika B., 15-vjeçaren Elif dhe 18-vjeçarin Muhammet Semi B., të mbuluar me gjak.

Ndërsa të lënduarve në vendngjarje iu dha ndihma e parë, u konstatua se 18-vjeçari Muhammed Semi B. kishte ndërruar jetë. Mësohet se në gjendje të rëndë është nëna dhe vajza.

I dyshuari për vrasjen u kap në vendin e ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit