Home Bota Turqia gati t...

Turqia gati t’i japë dritën jeshile Finlandës për në NATO

36
0

Turqia do t’i japë dritën jeshile procesit të ratifikimit të pranimit të Finlandës në NATO. Lajmin e bëri të ditur presidenti turk Rexhep Erdogan në një konferencë shtypi në Ankara të premten.

“Ne kemi vendosur të fillojmë procesin e ratifikimit parlamentar të Protokollit të pranimit të Finlandës në NATO,” tha Erdogan.

Kujtojmë se Finlanda, së bashku me Suedinë, të dyja njoftuan synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj, pasi lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë shkaktoi një ndryshim të papritur në qëndrimet ndaj anëtarësimit në bllok.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit