Home Bota Turqia njofto...

Turqia njofton NATO-n se Suedia nuk do të anëtarësohet në takimin e javës së ardhshme

38
0

Turqia e ka informuar NATO-n se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë nuk do të përfundojë në kohë për të mundësuar ceremoninë e anëtarësimit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të aleancës javën e ardhshme, thanë të mërkurën dy burime që kanë njohuri për këtë çështje.

Javën e shkuar, komisioni i punëve të jashtme i parlamentit turk shtyu një votim për anëtarësimin e Suedisë në NATO duke thënë se kishte nevojë për shqyrtime të mëtejshme. Komisioni ka të ngjarë ta rifillojë debatin mbi këtë çështje të martën ose të mërkurën, tha një nga burimet.

Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen në Bruksel pikërisht në këto ditë, më 28 dhe 29 nëntor, një takim që disa në bllokun perëndimor kishin shpresuar se do të shënonte pranimin e Suedisë. Ministria e Jashtme turke nuk ka komentuar.

Suedia edhe Finlanda kërkuar të anëtarësohen në NATO në maj të vitit të kaluar, pas agresionit të Kremlinit ndaj Ukrainës.

Në atë kohë, Presidenti Tajip Erdogan e kundërshtoi anëtarësimin e të dy vendeve. Zoti Erdogan tha se dy vendet nordike mbronin grupe të cilat Turqia i konsideron si terroristë, duke nënvizuar edhe embargot e tyre tregtare për mbrojtjen. Turqia e dha aprovimin për anëtarësimin e Finlandës në muajin prill, ndërsa Suedia vazhdon të jetë në pritje.

Turqia ka kërkuar që Suedia të ndërmarrë më shumë hapa për të frenuar anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet si një grup terrorist nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Stokholmi ragoi me një projekt-ligj kundër terrorizmit, që e bën të paligjshëm anëtarësimin në një organizatë terroriste, duke hequr gjithashtu kufizimet e eksportit të armëve për Turqinë. Suedia thotë se e ka zbatuar marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar.

Ratifikimi kërkon që projektligji të miratohet nga komisioni i punëve të jashtme turke përpara se të hidhet në një votim të plotë parlamentar, çka mund të kërkojë disa ditë ose javë.

Presidenti Erdogan më pas do ta nënshkruajë atë në ligj për t’i dhënë fund procesit, kohëzgjatja e të cilit i ka zemëruar aleatët e Ankarasë dhe ka vënë në provë lidhjet e saj perëndimore.

Ndërsa Hungaria nuk e ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë, Turqia shihet si pengesa kryesore për pranimin e Suedisë në NATO.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit