Home Rajoni ”Tym i ...

”Tym i zi”, nuk arrihet marrëveshja për qeverinë e re

844
0

As raundi i shtatë i bisedimeve, nuk ka sjellë marrëveshjen për qeverinë e ardhshme të Malit të Zi. Diskutimet ndodhën vetëm tre ditë para afatit kur presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, sipas ligjit, duhet të emërojë mandatarin e ri ose të bëjë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Përfaqësuesi i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç tha se “negociatat kanë ngecur në shpërndarjen konkrete të pushtetit, pra në përputhje me atë që u ka dhënë populli”.

Marrëveshja dështoi pasi Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit në largim, Dritan Abazoviç nuk ka marrë pjesë në mbledhje dhe në deklaratën e tyre thuhet se “nuk janë gati për kompromise të kalbura”, dhe se “nëse nuk ka marrëveshje do të shkojmë në zgjedhje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit