Home Aktualitet U arrestua në...

U arrestua në Stamboll, por procesi ndaj Rexhepit ”ngec” në GJKKO

31
0

Dritan Rexhepi, i shumëkërkuar nga policia shqiptare u arrestua në Stamboll. Në Gjykatën e Posaçme ai është i etiketuar si “mbreti” shqiptar i kokainës dhe gjykohej në mungesë si një nga shtatë të akuzuarit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Këtë të enjte prokurori i SPAK-ut kërkoi shtyrje të seancës, me qëllim njoftimin e të pandehurit. Jemi informuar për arrestimin në Turqi të të pandehurit Dritan Rexhepi, u shpreh prokurori, sipas të cilit SPAK me letër rekomande do t’i drejtohet autoriteteve turke për t’i bërë me dije Rexhepit procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri, si edhe për datën e seancës së radhës.

Dritan Rexhepi po gjykohet si një nga të akuzuarit e SPAK si urdhërues i rrëmbimit të Jan Prengës, janarin e vitit 2020 në Kamëz. Porosia e dhënë teksa Rexhepi ishte i burgosur në Ekuador, në Amerikën Latine, kishte si qëllim shtrëngimin e vëllait të Prengës, që kishte vjedhur një sasi kokaine të trafikuar nga Ekuadori në Angli.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, urdhri ishte dhënë nga Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi (Doda), organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Me herët për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm, Festim Bexhdili. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit