Home Euro 2020 U dëmtua ndaj...

U dëmtua ndaj Turqisë, Florenzi humbet duelin kundër Zvicrës

4
0

Alessandro Florenzin la fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë ndaj Turqisë, duke i lënë vendin Di Lorenzos. Mbrojtësi në pronësi të Romës bëri mirë në pjesën e parë, por ndjeu një shqetësim në pulpë dhe duke parë intensitetin e kompeticionit, Mancini ndërhyri për ta lënë në stol dhe për të mos rrezikuar një dëmtim më serioz.

Sot mbrojtësi u është nënshtruar edhe ekzaminimeve mjekësore, nga të cilat është konfirmuar se nuk kemi të bëjmë me një dëmtim serioz, por gjithsesi Florenzi nuk do të jetë në dispozicion të Mancinit për ndeshjen e dytë në grup, atë ndaj Zvicrës javën e ardhshme.

Zëvendësimi në kohë në sfidën e djeshme, ka bërë që të shmanget një dëmtim më i rëndë , për të qenë gati për sfidën me Uellsin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit