Home Aktualitet U përjashtua ...

U përjashtua nga Kuvendi, deputeti: Punë e madhe nëse s’e marr rrogën, do ha pensionin e plakës

38
0

Në mesin e deputetëve që Komisioni i Etikës i përjashtoi, është edhe demokrati Saimir Korreshi. Por në dallim nga kolegët, ai është përjashtuar 3 ditë dhe jo 10.

“Nuk na intereson fare kjo gjë, punë e madhe se nuk e marrim rrogën këtë muaj. Do hamë pensionin e plakës, do hamë grosh”, ironizoi Korreshi kur u pyet per rrogën, për të cilën rrezikon të mos e marrë për shkak të përjashtimit për disa ditë me radhë. Po ashtu Korreshi u shpreh se edhe në seancën e të enjtes do tentojnë të futen në Parlament.

“Ne do të provojmë me të gjitha mënyrat. Nuk na tremb 10 ditorëshi. Nëse duhet ti bëjmë të gjitha komisionet te PS, le ti bëjmë të gjitha këto. Turpi më i madh është se nxjerrin gardën, na përplasin me ata të shkretë ne. Mënyra si sillen harbutore, po ashtu t’ja japim me tapi, ta regjistrojnë, ta bëjmë ne legalizim dhe t’ja japim Klodit. Ne të tjerët hamë bukë me kos, vetëm të hajë Klodi”, tha deputeti demokrat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit