Home Aktualitet U përjashtua ...

U përjashtua nga Kuvendi, Vokshi: Ia dolëm ta bllokojmë seancën! Zgjodhëm një mënyrë jo të dhunshme

39
0

Albana Vokshi një prej 23 deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi pas kaosit që krijuan, thotë se qëllimi i planit ishte të mos lejonin zhvillimin e seancës dhe ia dolën.

”Kishim plan që do e bllokonim seancën. Sot zgjodhën këtë mënyrë për ta bllokuar. Ishte pjesë e diskutimit që bëmë në mbledhjen e grupit parlamentar. Rrahëm diskutimet dhe zgjodhëm që një mënyrë bllokimi jo e dhunshme ishte pjesa ku drejtohet seanca. Te Felaj dhe ministrat. U munduam që të pamundësojmë drejtimin e seancës parlamentare të sotme dhe ia dolëm. Kjo ishte një protestë e drejtimeve të mazhorancës, sidomos e seancës së kaluar, e rezolutës së Kosovës.

Në vend që t’i linte hapësirë një lajmi të rëndësishëm, me hile në shkelje të rregullores së Kuvendit, futën në rend dite kërkesat tona që u rrëzuan. Opozita ka disa hapësira parashikuar në Kushtetutë, ka disa instrumente të parashikuara në Kushtetutë.

Disa prej instumentave janë shkresat kërkesat për informacion, kërkon informacion për çështje të rëndësishme. Refuzohem ose nuk përgjigjen fare në mënyrë arrogante dhe kampion mban Veliaj dhe Balluku që as nuk denjojnë të të përgjigjen. Nuk japin përgjigje me shkresa në shkelje të kushtetutës dhe të rregullores. Kërkohen dëgjesa në komisione. Kam kërkuar 5 dëgjesa në komisionin për shëndetësinë. Kam kërkuar dëgjesë me ministren Ogerta Manastirliu. U rrëzuan me votë”, tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit