Home Aktualitet U pezullua ng...

U pezullua nga PD, Aldo Bumçi: Nuk i njoh vendimet e Bashës

75
0

Lulzim Basha e pezulloi nga Partia Demokratike, Aldo Bumçi deklaron se nuk e njeh këtë vendim të Bashës, i cili sipas tij i ka humbur përjetë demokratët me këto akte që po bën.

Unë nuk jam i pezulluar. Basha nuk ka lidhje më me PD. Lulzim Basha nuk njohu gati 5000 firma të delegatëve të partisë që mbushën stadiumin. Sot ai është njeriu i Edi Ramës. Është një ditë e keqe për demokracinë që të arrijmë që qeveria të kontrollojë opozitën.

Pa Edi Ramën, Basha nuk do të qëndronte në zyrë, e mbrojti ndërhyrja brutale e policisë së shtetit. Lulzim Basha sot është Edi Rama, por që do të kontrollojë godinën e PD. Demokratët i ka humbur përjetë, nuk ka lidhje me PD, është politikisht i vdekur. Nuk del do të bëjë një mbledhje”, u shpreh Bumçi në Dita Jonë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit