Home Aktualitet U v*a nga bur...

U v*a nga burri, gruaja varroset në Pejë. Vëllai i saj: Asnjëherë të mos ndodhin raste të tilla në vend

30
0

Në varrezat e qytetit të Pejës u varros Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra nga bashkëshorti i saj. Varrimi i saj është bërë në praninë e shumë qytetarëve. Shpat Ukella, vëllai i të ndjerës, ka folur për mediat.

“Falënderoj Zotin për krejt këta njerëz që kanë ardh me na nderu dhe me na respektu në këto ditë të vështira për neve. Për neve rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejtë ta bëjnë zbardhjen dhe ta kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë dhe sidomos në shtetin e as në kombin tonë të Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë”, tha ai, raporton” Radio1”

E ndjera u vra mëngjesin e së martës brenda banesës nga burri i saj, Edmond Lajqi me të cilin kishte tre fëmijë. I dyshuari është vetëdorëzuar. Atij aktualisht i është caktuar një muaj paraburgim. për veprën e kryer ai mund të dënohet minimumi me 10 vjet burgim, ose burgim të përjetshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit