Home Aktualitet U vra Klaudio...

U vra Klaudio Myrtaj nga një grua?

86
0

Klaudio Myrtaj, një murator 34-vjeçar shqiptar u qëllua me një plumb në kokë pasditen e së shtunës, në një provincë të Italisë. Tragjedia ndodhi kur i zoti i punishtes u largua. Ishte një klient që e gjeti përtokë, me një plagë të rëndë në kokë. Klaudio ishte ende gjallë, por në agoni. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. As atë të drogës, por kryesorja është ajo që lidhet me motive pasioni. Autoritetet e prokurorisë po vlerësojnë çdo hipotezë për të zbardhur vrasjen e shqiptarit. Pas vrasjes mund të qëndrojë edhe dora e një gruaje.

Zona ku ndodhi ngjarja nuk është e mbuluar me telekamera, por ka disa kamera sigurie që janë të vendosura në afërsi. Këto të fundit janë sekuestruar nga autoritetet.

“Ishte një djalë i mirë”, thonë ata që e njihnin. “Duket se është vrarë për xhelozi. Po ça kuptimi ka. Të vdesësh kështu në moshën 34-vjeçare. Këtu në Vernante nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë”, shprehen banorë të zonës për mediat fqinje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit