Home Sporti UEFA zbulon s...

UEFA zbulon stadiumin ku do të luhet finalja e Superkupës së Europës

37
0

Finalja e Superkupës së Europës vitin e ardhshëm do të luhet në datën 14 gusht në Varshavë. Fituesja e Ligës së kampioneve dhe ajo e Europa League do të zbarkojnë në Poloni, për t’u ndeshur me njëra-tjetrën verën e ardhshme.

Stadiumi kombëtar i Varshavës ka një kapacitet prej më shumë se 58 mijë vendesh dhe është impianti ku luan ndeshjet e saj dhe kombëtarja e Polonisë. Stadiumi i Varshavës është një nga impiantet më moderne dhe do të presë një nga ndeshjet më prestigjioze të UEFA-s.

Po ashtu krahas stadiumit të Superkupës së Europës u përcaktua dhe organizimi i finaleve të Europianit U17 për femra në Irlandën e veriut në vitin 2026, finalet e kampionatit Europian U19 në Uells po në vitin 2026, ndërkohë që finalet e kampionatit të femrave të së njëjtës grupmoshë po në 2026 do të luhen në Bosnje-Hercegovinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit