Home Aktualitet Uji në Krujë ...

Uji në Krujë del me sasi të lartë bakteriale, prani streptokoku dhe e.coli

50
0

Në mostrat e ujit në Krujë, që dyshohet se ka shkaktuar simptoma helmimi te mbi 500 banorë, është gjetur sasi e lartë bakteriale. Bëhet fjalë për streptokok fekal dhe Escherichia coli (E. coli), sipas rezultateve të dala nga analizat e para të ujit që ka kryer drejtoria e Shëndetit Publik të Krujës.

Vlen të theksohet se pranë depos së ujit ekziston një stallë bagëtish që dyshohet se është shkaku i ndotjes dhe helmimit, ndërkohë analizat po kryhen edhe nga ISHP.

Të vjella, dhimbje stomaku, dobësi trupore, ishin disa nga shenjat që raportojnë familjarët e të shtruarve jashtë kamerave. Të prekur janë të gjitha grupmoshat, banues në qytet, teksa nuk raportohet për të shtruar nga fshatrat apo lagjet periferike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit