Home Sporti Unioni i Futb...

Unioni i Futbollistëve Profesionistë del kundër Botërorit në çdo dy vite

40
0

Unioni Ndërkombëtar i Futbollistëve Profesionistë, FIFPRO, pozicionohet kundër propozimit të FIFA-s, për ta zhvilluar Kupën e Botës çdo dy vjet. Më parë, ideja ishte refuzuar edhe nga UEFA, sipas të cilës, askush nuk ishte konsultuar dhe nuk është marrë mendimi i palëve të përfshira.

Qëndrimi i sindikatës së futbollistëve, u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm, Jonas Baer-Hoffmann, i cili paraqiti një raport ku konfirmohet se aktualisht lojtarët profesionistë po përballen me rritjen e numrit të ndeshjeve që luajnë.

Përfaqësuesi i sportistëve kërkoi një reformë të arsyeshme, për të ulur ngarkesën e punës së futbollistëve, e cila është shoqëruar edhe me rritjen e rrezikut të dëmtimeve. Sipas konfederatës ndërkombëtare, ndeshjet ndërkombëtare duhet të zhvillohen vetëm gjatë muajit tetor, për të evituar udhëtimet e vazhdueshme dhe lodhjen e futbollistëve.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit