Home Sporti United nuk fu...

United nuk funksionon as me Ten Hag, e nis sezonin me humbje ndaj Brighton (VIDEO)

177
0

Manchester United e nis sezonin e ri në Premier League me një humbje, duke u mundur brenda në shtëpi 2-1 nga Brighton. Ten Hag mesa duket ende nuk e ka gjetur recetën për të rregulluar problemet e Djajve të Kuq.

Pascal Gross u bë protagonist në fraksionin e parë duke shënuar dy gola për skuadrën e tij. Futbollisti gjerman përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së United, duke konkretizuar më së miri aksionet.

Në pjesën e dytë, Ten Hag aktivizon dhe Cristiano Ronaldon. Portugezi në fakt i dha një tjetër ritëm ndeshjes, e cila do të rihapej në minutën e 68-të, pas një autogoli të shënuar nga MacAllister.

Minutat e fundit ishin emocionuese, por që nuk do të sillnin një tjetër gol. United në këtë mënyrë e nis sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit