Home Aktualitet Universitetet...

Universitetet, 20% e studentëve pohojnë se ka korrupsion

48
0

20 % e studentëve shqiptarë konfirmojnë se korrupsioni në universitete është shumë i lartë. Ata druhen të denoncojnë për shkak se mund të penalizohen gjatë procesit të studimeve. 900 studentë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia vlerësojnë se ka korrupsion të lartë në fakultetet e tyre. Një në dhjetë studentë të anketuar nga Instituti për hulumtime strategjike nga Shkupi, kanë thënë se u është kërkuar ryshfet gjatë studimeve.

Studentët frikësohen të denoncojnë korrupsionin për shkak të pasojave, por edhe mungesës së informimit. Studentët e Shqipërisë rezultuan me vetëdije më të lartë për denoncim. “Problemi kryesor i studentëve të MAqedonisë së Veriut është mosinformimi për denoncimin e korrupsionit. Nëse kemi mbi 90 përqind të studentëve që nuk dinë se si duhet të reagojnë në rast korrupsioni, atëherë ky është një problem. I pyetëm pse nuk e denoncojnë korrupsionin, dhe një e treta e të anketuarve thanë se frikësohen nga pasojat”,- Misho Dokmanoviç, Projekti “Universitete pa korrupsion”

Anëtari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit thotë se puna e tyre po dështon për shkak të sistemit gjyqësor. “Korrupsioni në shoqërinë tonë ka hyrë në të gjitha fushat. Është e qartë se në vend se të pakësohet, korrupsioni te ne po shtohet. Por doemos duhet të kemi përgjigje juridiko-penale. Mjaft dëgjuam nga jashtë këshilla se nevojiten ndëshkime e jo vetëm parandalim. Duhet të formohet një mekanizëm i tërë i luftimit të korrupsionit me mekanizëm mbrojtës dhe dënim të përshtatshëm”,-Vlladimir Georgiev, anëtar i Antikorrupsionit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit