Home Sporti Uzuni: Shqipt...

Uzuni: Shqiptarët nuk dorëzohen kurrë, besojmë te vendi i dytë!

64
0

Myrto Uzuni së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat hungareze në prag të duelit të dietës së nesërme ndaj Hungarisë. Sulmuesi beratas shprehu ambiciet për të dalë në vendin e dytë në grup.

“Në ndeshjen e parë ishim më të motivuar sesa Hungaria. E donim patjetër fitoren. Ishte e rëndësishme për fatet e grupit dhe ruajtëm shanset për kualifikim. Luajtëm edhe për trajnerin Reja. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, një trajner i madh dhe luftuam për të.

Më vjen keq që nuk do të ketë tifozë. Realisht më vjen. Do të ishte një atmosferë e jashtëzakonshme në ‘Puskas Arena’. Është bukur të luash futboll në atë atmosferë. Do të ishte diçka interesante. Të motivon të vraposh. Nuk kemi ndonjë avantazh të madh që nuk ka tifozë.

Vendi i dytë? Ne të gjithë lojtarët besojmë. Jemi pas Anglisë dhe na ndjekin Polonia me Hungarinë. Nuk po them që do të jetë e lehtë për të arritur vendin e dytë, por nuk është e pamundur. Kemi një ekip të mirë dhe me futbollistë që luajnë në kampionate shumë të forta. Shqiptarët nuk dorëzohen kurrë”, deklaroi Uzuni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit