Home Aktualitet Vajza e mi*tu...

Vajza e mi*tur ab*zohet se*sualisht nga djali i partnerit të mamasë, e ëma: Tha e kam motër

689
0

Abuzimet seksuale me të miturat nga burra të familjes, janë një dramë e thellë dhe tragjike e shoqërisë shqiptare. Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares, e cila denoncoi pak ditë më parë djalin e bashkëjetuesit të saj 29-vjeçar, për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh ka dhënë deklaratën e saj.

Jashtë kamerave vajza e mitur pranon se kishte krijuar një lidhje me 29-vjeçarin prej 1.5 viti dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ajo thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për tu martuar kur ajo të rritej.

“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rrinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni, i thoshte ‘o zemër’. Nuk e di se çfarë do bëj. Ai e pranoi, ndërsa psikologja më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë ‘e kam si vëlla’ por mendoj se janë lojëra këto që bëjnë. Ne hanim pinim aty me atë, nuk dinim gjë. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë, me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël, se ka një gocë 1 vjeçe, sesa me mua. Nja dy tre herë jam matur të iki. ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij”, tha Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares.

“Në telefon pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Ajo është e vogël, 12 vjeç. Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Kam kërkuar që të vizitohet. Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk doja që të hapeshin llafe, thash do i vijë koha. Dëgjova zhurmën që bënin. Më mirë të rritej çupa dhe ta merrte, po jo kështu. Psikologja më tha që ata të dy janë marrë vesh me njëri tjetrin. Kaq më tha. Nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”, tregon nëna e 12-vjeçares.

Marrë nga /Top Channel/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit