Home Aktualitet Vajza humbi j...

Vajza humbi jetën në aksident, ish-deputeti Tavo: Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe, por miqtë na u bënë krah

63
0

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Tavo humbi vajzën në një aksident tragjik. Përmes një mesazhi në Facebook, Tavo shprehu mirënjohje për miqtë dhe dashamirësit, të cilët i ofruan mbështetje për ditët e vështira. ”Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah”.

Postimi i plotë

Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës, asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.

Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.

I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë. Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj! Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju. Vangjel Tavo dhe familja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit