Home ShendetI Vaksina e HPV...

Vaksina e HPV redukton kancerin e qafës së mitrës me gati 90%

83
0

Vaksina e papilloma virusit ose HPV, po zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës me gati 90%, tregojnë të dhënat e para të një studimi.

BBC raporton se studiuesit e përshkruan këtë gjetje si “historike” dhe thanë se kjo tregonte se vaksina po shpëtonte jetë.

Pothuajse të gjitha kanceret e qafës së mitrës shkaktohen nga viruset dhe vaksinimi është shpresa që mund ta eliminojë sëmundjen.

Vajzave u ofrohet vaksina midis moshës 11 dhe 13 vjeç, në varësi të vendit ku jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Vaksina u ofrohet edhe djemve që nga viti 2019.

Studimi, i botuar në Lancet, mori në shqyrtim rezultatet pas përdorimit të vaksinës nga vajzat, e cila u prezantua në Angli në vitin 2008. Ato tani janë të rritur ndërsan rezultatet e studimit treguan një reduktim të rritjeve para-kanceroze dhe një reduktim prej 87% të kancerit të qafës së mitrës.

“Ndikimi ka qenë i madh,” tha Prof Peter Sasieni, një nga studiuesit në King’s College në Londër.

Në përgjithësi, studimi vlerëson se programi HPV ka parandaluar rreth 450 kancere dhe 17,200 para-kancerogjene.

Ndërsa një tjetër studiues, Profesor Sasieni thotë se kjo është “vetëm maja e ajsbergut” sepse të vaksinuarit janë ende të rinj për t’u prekur nga kanceri, kështu që numrat do të rriten vetëm me kalimin e kohës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit