Home Aktualitet Vaksinohen ed...

Vaksinohen edhe sirianët në Tiranë kundër Covid-19

26
0

Me të dëgjuar lajmin për nisjen e vaksinimit, me dozën e tretë, për personat mbi 60 vjeç, ata i janë drejtuar qendrave të vaksinimit. Në qendrën e vaksinimit në “Sheshin Skënderbej”, takuam dy siriane Halan, dhe të bijën Tamar.

“Jam nga Siria dhe rezidente në Tiranë. Unë vet kam bërë një dozë të Astra Zenecës, ndërsa sot kam ardhur për vajzën time 13 vjeçare. Ajo do të bëjë Pfizer. Ne erdhëm në Shqipëri në 2019-tën. Unë jam inxhiniere elektronike. Punoj në një kompani kompjuterash këtu. Na pëlqen shumë Shqipëria, e mrekullueshme, dhe e falënderoj vendin tuaj që bëri të mundur vaksinimin për ne. Fëmijët e mi këtu, janë të lumtur”.

“Nuk e di si do shkojë. Kam pak frikë. E bëj se shkoj në shkollë dhe dua të jem e mbrojtur”. Pasi nënshkroi dokumentat për vajzën, Tamar e kreu vaksinën. /TCH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit