Home Aktualitet Vangjeli: 14 ...

Vangjeli: 14 maji do tregojë kush është PD-ja e vërtetë

166
0

Edhe në 2023 do të vijojë të ekzistojë pyetja se cila është Partia Demokratike e vërtetë, ajo e Sali Berishës apo e grupit të Enkelejd Alibeaj. Për analistin Lorenc Vangjeli, 14 maji do tregojë kush është PD-ja e vërtetë.

”U tentua në 6 mars për të pasur një matje forcash, u rrëfye se kush dominonte, mbetet që të mbetet 14 maji, ku pas kësaj nuk do të ketë më histori të tilla. Dakord që mund të kesh mandatin, por nuk përfaqëson mandatin. Ajo që quhet vulë, si nga ato tatuazhet që i vënë kalamajt në plazh, për të arritur deri te marrëzia që presim që një trup gjykatësish të vendosin se cila është PD e vërtetë, e kanë vendosur demokratet dhe nuk ka gjykatës që mund ta thonë më mirë se ata”, tha Vangjeli.

Berisha ka konfirmuar kandidatët e tij, e ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt, ka nisur punën që të dalë me kandidat të tyre dhe gjasat janë një përsëritje e “6 marsit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit